Kryeministri Edi Rama nuk është përgjigjur në lidhje me sulmet ndaj presidentit Ilir Meta dhe “kursimin” që i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha. I pyetur sot nga gazetarët, Rama tha se nuk ka dëshirë të përgjigjet.
Pyetje: Fushatën tuaj negative është drejt presidentit Meta, apo është një derë e hapur për Lulzim Bashën pas 25 prillit?
“Për pagën minimale, për ndryshimet në fashat e taksimit dhe për një sërë masash të tjera duhet të duroni edhe pak fare, kur ne të shpalosim vizionin e Shqipërisë 2030 dhe planin e veprimit 2021-2025. Kjo do të ndodhë menjëherë pasi ne të zbresim skuadrën në fushë. S’dua të humbas kohë me këto, e lagu se lagu”, – shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post