Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, tha se epidemia në Shqipëri është e lokalizuar vetëm në vatra familjare.
Sipas saj kalimi nga karantina në lirimin gradual, mund të çojë në tendencë në rritje të rasteve të reja.
Më tej, Tomini theksoi:
“Aktualisht, kemi një epidemi të lokalizuar vetëm në vatra familjare. Kalimi nga karantina në lirimin gradual, mund të çojë në tendencë në rritje të rasteve të reja. Me lehtësimin e masave shtohet ekspozimi i popullatës përkundrejt rasteve asimptomatike, por respektimi i masave të distancimit social marrin edhe më shumë vlerë tani”, tha ajo për A2.
Diskutime rreth kësaj post