Analisti Adri Nurellari thotë se pavarësisht se në Shqipëri thuhet se pjesëmarrja në votime është e ulët në fakt në realitet ndodh e kundërta. Ai shprehet se kjo ide është krijuar nga fryrja artificiale e listës së votues.
“Pjesëmarrja në Shqipëri është shumë e lartë, ndër më të lartat në Evropë. Arsyeja pse figuron formalisht e ulët është se lista është e fryrë artificialisht me banorë jo rezidentë. Jemi të dytët pas Salvadorit sa i takon përqindjes së popullsisë që ka emigruar”, tha ai.
Nurellari tha se në Shqipëri duhet vendosur dhe një kufizim për mandatet e pushtetit ekzekutiv dhe për këtë duhen huazuar praktika ndërkombëtare. Gjithashtu ai tha se mund të futet në funksion dhe “recall”, ku për zyrtarë të ndryshëm votohet edhe para përfundimit të mandatit.
Ai thotë se, alternativa e PS në zgjedhje është duke mobilizuar votuesit e majtë dhe synon demoralizimin e votuesve të krahut tjetër.
“Në qoftë se opozita ka target të pavendosurit, Rama ka si objektiv votuesit e vet. Po përpiqet t’i trembë duke u kujtuar Berishën. Nuk ka as ide dhe as projekt për votuesit e lëkundur”, tha Nurellari.
Diskutime rreth kësaj post