Në të gjithë globin rezultojnë deri tani 824.563 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa numri i vitkimave ka arritur në 40.673. Të shëruarit nga Covid-19 rezultojnë të jenë 174.359.
Por cilat janë vendet që nuk janë prekur nga koronavirusi?
Ishulli tropikal i Palaut në veri të Oqeanit Paqësor është shumë larg ishujve të tjera dhe ende nuk ka njohur një rast me COVID-19. Gjithsesi, ky vend ka marrë masa shtrënguese dhe supermarketet po zbrazen nga banorët e frikësuar.
Ishuj të tjerë pa koronavirus janë Samoa, Tonga, Mikronezia, Ishujt Solomon dhe Ishujt Marshall.
Edhe në 4 baza në Antarktidë, janë rreth 90 njerëz që mund të hanë ende darkë së bashku dhe të përdorin palestrën.
Një vend tjetër që ende nuk ka regjistruar raste me COVID-19 është Turkmenistani. Koronavirusi ka prekur më shumë se 800 000 persona në të gjithë botën, duke shkaktuar mbi 39 000 viktima.
Diskutime rreth kësaj post