• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po i merr njerëzit më qafë”, Basha debat me Minxhozin: Dil shiko urbanet e kafenetë

8 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
170
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për fushatën elektorale dhe takimet me shumë njerëz të opozitës. Basha tha se ka respektuar dhe zbatuar masat në të gjitha takimet e tij, duke shtuar se i vetmi që nuk shqetësohet për pandeminë është Edi Rama.

Analisti Skënder Minxhozi pyeti Bashën se çfarë do t’i thoshte, nëse ai do të rezultonte pozitiv me Co.vid-19 pas takimit të PD. Në përgjigjen e tij, Basha u shpreh se ka respektuar masat anti-Covid, duke shtuar se padurimi për largimin e Ramës është i madh.

Pjesë nga diskutimet:

Basha: Detyra ime është t’iu bëj thirrje të mbajnë maska, distancë, dhe e bëj rregullisht. Detyra ime është që këto grumbullime mos t’i kthej në mitingje, ndaj unë i përshëndes dhe vijoj menjëherë me agjendën time. Ndaj dhe siç e keni parë fjala ime nuk zgjat në takime. Mjerimi ka arritur propocione të paimagjinueshme. Prje më shumë se 3-4 vitesh unë jam në mënyrë konstante edhe në shtëpitë e tyre dhe shoh që ekonomia e tyre është në pikën më të ulët për një kohë të gjatë. Kjo ka çuar në plagë të tjera, si rritja e emigracionit, mundësia për të blerë ushqime.

Minxhozi: Nëse unë sëmurem gjatë takimit me Co.vid, çfarë më thoni ju? Kërkoni vota në këmbim të infektimeve?

Basha: Jo, takimet e mia janë të planifikuara anti-Cov.id.

Minxhozi: Aty vetëm anti s’ka, Cov.id po.

Basha: Problemi më i madh i Shqipërisë është se duan ndryshimin, duan ta largojnë një orë e më parë Edi Ramën. Nuk e kam fjalën vetëm për demokratët, por edhe për socialistët, që vijojnë të shërbejnë akoma, dhe që duan ndryshimin. Kriza në të cilën është futur vendi këto 8 vite i ka bërë njerëzit të mos durojnë më. Në të gjitha aktivitetet që planifikojmë, ne respektojmë me rigorozitet masat anti-Co.vid. Nëse Rama do ta kishte shqetësim Covi.d-in, dil e shiko urbanet, kafet. Nuk është shqetësim i Ramës Cov.id-i. Shqetësimi i Ramës është të zhvendosë vëmendjen. Rama ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij sulmet ndaj opozitës. Përgjigja ime është dhe mbetet e njëjta, ne marrim të gjitha masat, unë iu bëj thirrje mbështetësve të respektojnë masat, e shkurtoj masivisht kohën e kontaktit me ta.

Minxhozi: Shëndeti mbi të gjitha.

Basha: Kjo ka qenë moto, që unë e di edhe vetë dhe jam drejtuar me plane konkrete.

Minxhozi: Ç’më duhet mua ai takim, unë u sëmura? Nëse çmimi është një Co.vid party, atëherë dakord.

Basha: Çmimi është vetëm një, me Edi Ramën pan.demia arriti majat. Padurimi është i madh.

Minxhozi: Frenoje atë padurim, se po i merr në qafë.

Basha: Keni të drejtë të jeni spektik, por duhet të më dëgjoni përgjigjen.

Minxhozi: Ju dëgjova.

Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill.

Minxhozi: Po ç’lidhje ka?

Basha: Unë të garantoj që pas 25 prillit nuk do t’i përdor për fushatë as vaksinat, as pan.deminë.

Paraardhëse

Rama jep lajmin surprizë: Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë

Pasardhëse

Rama u mbyll gojën kontrollorëve: Edhe unë stres kam, të dal të ankohem të më rrisni rrogën?

Pasardhëse

Rama u mbyll gojën kontrollorëve: Edhe unë stres kam, të dal të ankohem të më rrisni rrogën?

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.