Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës dje në Shkodër është takuar me një kampione sporti. Përshtypjet për këtë takimi, Basha i ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, ku ndër të tjera shkruan se po fryn era e ndryshimit.
Lulzim Basha shkruan se optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri.
“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.
Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, – shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post