• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane

21 August, 2019
në Kryesore
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Haki Pasha, statist turk, ka thënë në fund të Shekullit të XlX- të: “po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane”.

l.

Por, të shkruarit e vërtetë të historisë së shqiptarëve nuk rrëzonte atëherë, sikurse dhe sot, vetëm osmanët, por edhe Serbinë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Maqedoninë.

Kjo është arësyeja që, dhe sot, të gjithë këta shtete kanë frikë nga historia e vërtetë e shqiptarëve. Prandaj, mos u çuditni që edhe sot, si në 150 vjet rresht, të gjithë këta shtete janë lëshuar të blejnë krerët e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen në Shqipëri. Sepse, që pas pavarësisë së Kosovës, po i shqetëson ngritja e frymës së shqiptarizmit kudo në Ballkanin Perëndimor.

Por, të gjithë bashkë, sidomos, duan që të frenojnë përkrahjen e madhe amerikane ndaj Shqipërisë dhe rishikimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Domethënë, i tremb rishikimi i të vërtetës për të gjithë vijën historike pellazgo-iliro-arbërore, dhe i të vërtetës së pushtimit çnjerëzor turko-sllav të Shqipërisë reale.

Madje sot, shërbimet e këtyre shteteve, dhe vetë politikat e tyre, janë derdhur të blejnë edhe korpusin qëndror mediatik të Shqipërisë, edhe atë të Kosovës. Dhe shumë kanë blerë se duan që, me çdo kusht, të fitojnë luftën e tyre kundër rivlerësimit historik të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, e kanë të pamundur ta fitojnë këtë luftë, ndonëse me ta bashkë është edhe Rusia.

ll.

Sidomos tensioni më i madh është ngritur në këto muaj e fundit, sepse po e shohin që, me triumfin e kryer të Reformës në Drejtësi nuk do të kenë më aspak terren në Shqipëri, dhe janë të trembur me reaksionin e Reformës në hapësirën arbërore. Sepse kjo reformë do ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kudo ku ka shqiptarë, edhe në Serbi, edhe në Greqi, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Mal të Zi. Madje, duhet theksuar se edhe memoriali neoosman i Erdoganit dhe Ramës, i ngritur tani në Shqipëri, refleks i reaksionit aktual antishqiptar i pushtuesve të territoreve shqiptare është.

I gjithë ky reaksioni është i kuptueshëm, sepse Reforma në Drejtësi në Shqipëri pritet të krjojë patjetër reaksion zinxhir reformues në të gjithë këtë botë shqiptare në Ballkan, dhe do të fillojë realisht përmbushjen e aspiratës shekullore shqiptare për bashkimin kombëtar.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka pritur gjithmonë nga Shqipëria, por kjo ka qenë vijimisht e bllokuar nga vetë shqiptarët, krerë dhe sundues, të blerë prej fqinjëve pushtues.

lll.

Të gjithë këta, më shumë, kuptohet se i ka trembur aleanca shqipraro- amerikane, sepse e ndiejnë që një Reformë në Drejtësi në ringritjen e shtetit shqiptar, me forcën e politikës amerikane, i këput të gjitha lidhjet e tyre në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Dhe nuk është vetëm kaq, por, si rrjedhojë, vjen edhe rishkrimi i vërtetë i historisë së Shqipërisë nga vetë influenca amerikane dhe ajo gjermane.

Në fakt, ky do të jetë fundi absolut i pushtimit të tokave arbërore, por edhe fundi i represionit antishqiptar në tokat e pushtuara. Kjo kohë pritet të sjellë pikërisht atë që kishte frikë statisti turk Haki Pasha. Dhe, prandaj iu ka hyrë një frikë, edhe brenda Shqipërisë, të gjithë krerëve që kanë sunduar në kata 30 vjet.

Paraardhëse

Rama nuk ia prishi Mihalit restorantin se shkeli ligjin, por që të dëfrejë shqiptarët

Pasardhëse

Përfundon shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës (VIDEO)

Pasardhëse

Përfundon shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.