Leo Messi ka luajtur 18 ndeshje për Barcelonën në “Santiago Bernabéu”. Të gjithat e mundshme që nga debutimi i tij i famshëm 0-3 i sezonit 2005-2006. Bilanci i “rosarino” është nëntë fitore, tri barazime, gjashtë humbje dhe 14 gola të shënuar.
Një statistikë që zbulon momente të mëdha lavdie të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në “koloseumin” e bardhë. Argjentinasi u shfaq në “Bernabeu” më 19 nëntor 2005. Ishte, gjithashtu, klasikja e tij e parë. Ekipi i Rijkaardit dha një leksion të mrekullueshëm futbolli, i udhëhequr nga Ronaldinho i shkëlqyer, autor i dy golave shumë të ngjashëm.
Barça fitoi 0-3 dhe u përshëndet nga tifozët merengues, të cilët e njohën epërsinë e katalanasve.
Një tjetër ndeshje e paharrueshme ishte ajo e sezonit 2008-2009, me trajner Pep Guardiolën. Barça, tashmë me Messin si udhëheqës të ekipit, shkoi në “Bernabeu” për të fituar titullin në La Liga më 2 maj 2009. Dhe e mori atë. Ajo fitoi 2-6, me një dopietë të realizuar nga Messi. Fitorja, siç tha ish-presidenti Joan Laporta në atë kohë, “pati gradën e titullit”.
Trofeu do të mbërrinte disa ditë më vonë (18 maj). Nëse angazhimet e La Liga-s treguan potencialin e saj të plotë, në Ligën e Kampionëve, Barcelona, gjithashtu, shkëlqeu me gjithë potencialin e vet. Skuadra katalanase hapi dyert e finales së “Wembley” në vitin 2011, duke fituar 0-2 (dopietë e Messit) në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve. Goli i parë i argjentinasit, pas një sllallomi të mrekullueshëm, është një nga golat më të mirë të nënshkruar nga Messi në përplasjet me “Los Blancos”.
Në këtë marrëdhënie të momenteve të mëdha të Messit në “Bernabéu” qëndron edhe “hat-trick” që ai nënshkroi më 23 mars 2014, në ndeshjen e La Liga-s. Barça fitoi 3-4 dhe argjentinasi shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.
Po festimi mitik? Gjithashtu, e veçantë ishte ndeshja e fundit e La Liga-s, e luajtur më 23 prill 2017. Barça, në rikthimin e plotë të operacionit, fitoi 2-3 në ?Bernabeu”. Messi nënshkroi fitoren në 90 + 2’, me këmbën e tij të majtë, pasi mori një asist nga Jordi Alba. Ekipi i Luis Enrique u barazua me pikë me Real Madridin, por skuadra e Zidane kishte një ndeshje më pak, me pesë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.
Në fund nuk kishte asnjë mrekulli. Po, festimi mitik i yllit argjentinas u fut në histori, duke hequr fanellën dhe duke e treguar atë tek turma e tifozëve madrilenë. “Po, unë jam Messi dhe vetëm shënova golin fitues në minutën e fundit”, – ishte mesazhi i argjentinasit… Më 23 dhjetor, 19 dhjetor, në ndeshjen e radhës mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, po në “Bernabeu”, argjentinasi mund të kthehet në yll, në një kapitull të paharrueshëm: ta mundë Real Madridin dhe ta lërë pas të tijve 14 pikë skuadrën e Zidanes, por me një ndeshje më shumë se rivalët e përjetshëm.
Këto janë të gjitha ndeshjet e Messit në ”Bernabeu”:
Sezoni | Data dhe kompeticioni | Ndeshja | Rez | Gola |
2005-2006 | 19.11.2005: La Liga (12) | RM – FCB | 0-3 | 0 |
2006-2007 | 22.10.2006: La Liga (7) | RM – FCB | 2-0 | 0 |
2007-2008 | 07.05.2008: La Liga (36) | RM – FCB | 4-1 | 0 |
2008-2009 | 02.05.2009: La Liga (34) | RM – FCB | 2-6 | 2 |
2009-2010 | 10.04.2010: La Liga (31) | RM – FCB | 0-2 | 1 |
2010-2011 | 16.04.2011: La Liga (32) | RM – FCB | 1-1 | 1 |
27.04.2011: Champions (1/2 finale) | RM – FCB | 0-2 | 2 | |
2011-2012 | 14.08.2011: Superkupa e Spanjës | RM – FCB | 2-2 | 1 |
10.12.2011: Liga (16) | RM – FCB | 1-3 | 0 | |
18.01.2012: Copa (1/4) | RM – FCB | 1-2 | 0 | |
2012-2013 | 29.08.2012: Superkupa e Spanjës | RM – FCB | 2-1 | 1 |
30.01.2013: Kupa e Mbretit (1/2) | RM – FCB | 1-1 | 0 | |
02.03.2013: La Liga (26) | RM – FCB | 2-1 | 1 | |
2013-2014 | 23.03.2014: La Liga (29) | RM – FCB | 3-4 | 3 |
2014-2015 | 25.10.2014: La Liga (9) | RM – FCB | 3-1 | 0 |
2015-2016 | 21.11.2015: La Liga (12) | RM – FCB | 0-4 | 0 |
2016-2017 | 23.04.2017: La Liga (33) | RM – FCB | 2-3 | 2 |
2017-2018 | 16.08.2017: Superkupa e Spanjës | RM – FCB | 2-0 | 0 |
Përmbledhje:
Ndeshjet që luajti kundër Real Madridit: 36 (16 fitore – 8 barazime – 12 humbje) dhe 24 gola të shënuar.
Në “Camp Nou”: 16 ndeshje (7 fitore – 5 barazime – 4 humbje) dhe 10 gola të shënuar
Në “Santiago Bernabeu”: 18 ndeshje (9 fitore – 3 barazime – 6 humbje) dhe 14 gola të shënuar
Në fushë neutrale (“Mestalla”): 2 ndeshje (0 fitore – 0 barazime – 2 humbje) dhe 0 gola të shënuar
Në La Liga: 22 ndeshje (12 fitore – 4 barazime – 6 humbje) dhe 16 gola të shënuar.
Në Kupën e Mbretit: 6 ndeshje (1 fitore – 2 barazime – 3 humbje) dhe 0 gola të shënuar.
Në Superkupën e Spanjës: 6 ndeshje (2 fitore – 1 barazim – 3 humbje) dhe 6 gola të shënuar.
Në Liga e Kampionëve: 2 ndeshje (1 fitore – 1 barazim – 0 humbje) dhe 2 gola të shënuar.
Diskutime rreth kësaj post