Ndërsa aksionet e policisë për lirimin e plazheve publike po vazhdojnë me intensitet, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosmërinë që pushtimi i plazheve të marri fund.
“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.
Sipas tij beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por kjo nuk mjafton. Ai ka paralajmëruar se në vjeshtë në parlament mbërrin ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.
“Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve” shkruan zoti Rama.
“Zero Tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim” shkruan kryeministri Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post