Analisti Mustafa Nano e shikon me dyshim platformën e Presidentit Ilir Meta. Çështjet që përmenden në platformë, Nano thotë se janë të zgjidhshme nga institucione që tanimë ekzistojnë.
“E gjithë ideja për të ngritur një platformë, për ta shtruar për diskutim tek klasa politike, më duket me motivime të paqarta sepse të gjitha këto janë kompetenca të strukturave të caktuara”.
Kryeministri Rama mohoi të ketë në dorë një platformë të tillë, ndërsa kryetari i opozitës, Basha në studion e ABC Neës, e pa si një përpjekje e kotë e Presidentit me argumentin se do refuzohet nga qeveria.
Një koment i tillë, nga Nano shihet si dualizëm Meta-Basha.
“Mesa duket Lulzim Basha nuk e sheh të udhës përfshirjen e tij nëpërmjet kësaj pakete sepse kam frikë se në opozitë ekziston një frikë që protagonizmi i Presidentit, sidomos me funksione opozitare, mund të rivalizojë vetë opozitën, mund të rivalizojë dhe Lulzim Bashën. Presidenti nëpërmjet akteve të tilla apo aksioneve të tilla mund të shfaqet si një figurë e rëndësishme e opozitës. Kam lexuar një llof frike brenda opozitës lidhur me një zhvillim të tillë dhe besoj se Lulzim Basha është pak i bezdisur, i shqetësuar nga protagonizimi i Presidentit”, thotë Nano.
“Këta (maxhoranca) duhet të jenë të interesuar, vetëm nëse janë të marrë që opozita të përfshihet sa më shpejtë, që të futet në binarë institucional e të bëhet pjesë normale e politikës së vendit. Shoh një interest ë përbashkët për ta bërë atë gjë dhe për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë”, shprehet Nano.
Diskutime rreth kësaj post