Lëvizja Socialiste për Integrim “ka fshirë” Luan Ramën nga fushata e 25 prillit në qarkun e Vlorës.
Nëkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili ka zbritur sot në terren ku ka barë thirrje që të votohet nga numri 2 i listës dhe sipër duke anashkaluar ish deputetin.
“Dinjiteti Vlonjat i listes se LSI e derrmon listen e Astirit te batakçinjve Qendro e Gjiknuri. I nderuar te isha mes kandidateve te listes se shkelqyer te LSI dhe te prekja me dore uraganin e fitores. Si vlonjat e di shume mire, qe Vlora e ka marre vendimin e saj absolut: Vlora do te votoje Grisejda Myslimin vajzen e saj te mrekullueshme pedagogen dhe misionaren. Vlora do te votoje Dikens Bushaj te riun e shkelqyer patriot. Vlora do te votoje Anxhela Shenaj vajzen dinjitoze te Gjormit dhe Vlores. Vlora do te votoje Liri Demen gruan e jashtezakonshme dhe te nderuar. Rilindja do te provoje humbjen me te hidhur ne Vlore!”, shkruan Vasili.
I pyetur në lidhje me këtë mosprezëncë të tij, zv.kryetari i LSI-së tha se nuk ka shans asnjë individ që të ja heqë emrin nga lista. Ai theksoi se është zëvendës kryetari i LSI-së dhe se kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.
“Nuk ka asnjë ndryshim në listën e kandidatëve për deputet të listës së LSI-së në Qarkun e Vlorë, unë jam zv.kryetari i LSI-së jam drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës jam edhe numri një listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Vlorës. Do të jem deputeti më përfaqësuesi Vlorës në Kuvendin e ri pas 25 prillit, për shkak të kësaj marrëdhënie që kam unë me partinë, dhe me qytetarët e Vlorës, nuk ka asnjë shans që ndonjë individ të mund të heqë emrin tim nga lista e kandidatëve për deputet të LSI-së në Vlorë”, tha Rama për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post