Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është takuar sot me anëtarë të Partisë Socialiste në Tiranë, të cilëve u tha se në PS ka mësuar sesi funksionon partia.
Balluku tregoi më tej për dy momente të cilat e kanë bërë ministren të qajë.
“Më kujtohet një moment në mbylljen e fushatës të 2009. Kryetari në atë kohë vazhdonte turin dhe ne na u dha detyra të qëndronim në Bulevard dhe kërkuam ndihmën e Fatmirit pasi policia nuk na lejonte të vendosnim foninë në të gjithë bulevardin. Ne e ngritëm edhe skenën siç ngritëm edhe qytetin që i tregoi të gjithëve se çfarë force ishte PS-ja. Kujtoj që unë kam qarë kur Fatmiri mbajti fjalën pas mitingut për të thënë që 200 anëtarë të PS dhe deputetët e mbështetjes kishin vendosur të nisnin grevën e urisë, por kam qarë edhe kur kemi dalë nga greva e urisë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel. Kam qarë shumë në historinë time politike në PS”, u shpreh ministrja Balluku.
Diskutime rreth kësaj post