Pavarësisht mungesës për shumë vite në televizion, Aida Shtino njihet si moderatorja e “Njerëzve të Humbur”, emision i cili ka bërë të lumtur qindra shqiptarë.
Së fundmi, gjatë emisionit dua të të bëjë të lumtur, është përmendur emri i saj dhe emisioni që prezantonte, dhe si duket kjo gjë nuk e ka bërë të lumtur Shtinon.
Moderatorja i referohet një deklarate të bërë në emisionin e 14 marsit, ku pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.
Në emision ai tha se as Aida nuk ia ka gjetur nënën e tij, por këtë mision e ka përmbushur me sukses “Dua të të bëj të lumtur”.
E revoltuar, Aida shprehet se zotëria në fjalë nuk ka qenë kurrë në emisionin e saj, duke e quajtur një “trillim”.
“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.
E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!” – tha Aida.
Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.
Më tej Aida kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.
“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, – shprehet Aida.
Diskutime rreth kësaj post