Pas replikave të forta mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari, opozita e bashkuar ka ndërmarrë një tjetër hap, duke bllokuar sot foltoren e Kuvendit dhe duke mos lënë deputetët e tjerë të flasin.
Ka qenë deputeti Murrizi që ishte duke folur dhe më pas nuk ka liruar foltoren. Atij i janë bashkuar dhe deputetët e tjerë, Ralf Gjoni, Nimet Musai, Halit Valteri etj.
Drejtuesja e seancës Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendjen për përdorim të gjuhës jo etike duke e ndërprerë fjalën e tij. Punonjësit e gardës që kujdesen për sigurinë e Kuvendit janë afruar pranë foltores për t’i kërkuar atij që të lirojë foltoren pasi ishte radha e Ministres Etilda Gjonaj për të prezantuar nga foltorja e Kuvendit amnistinë për gratë burgosura.
Por kanë hasur në kundërshtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë të opozitës Halit Valteri dhe Ralf Gjoni. Kjo ka detyruar drejtuesen e seancës të kërkojë një pushim 5-minutësh.
Diskutime rreth kësaj post