• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plani i fundit i Merkelit: Si do integrohen migrantët në Gjermani

11 March, 2021
në Aktualitet, Botë
0
174
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel, udhëheqësit e shteteve federale dhe shoqatat civile, një total prej 120 palësh të interesuara, kanë përfunduar një plan për integrimin e migrantëve në shoqërinë gjermane, sistemin arsimor dhe tregun e punës. E gjitha kjo duhet të jetë e vlefshme për të paktën dekadën e ardhshme. Eshtë sigurisht plani i fundit i tillë që Merkel do të paraqesë para se të lërë përfundimisht postin e kancelares pas zgjedhjeve parlamentare në shtator.

Ky Plan Kombëtar i Veprimit për Integrim u punua për tre vjet, ku 300 përfaqësues të shteteve gjermane, qyteteve dhe 75 organizatave të migrantëve morën pjesë në krijimin e tij, dhe që u miratua në një samit të madh të kryesuar nga Annette Widmann-Mauz, komisionerja gjermane për Integrim. Ishte kriza e migrantëve, së bashku me këtë pandemi, ajo që çoi në sfidën më të madhe për kancelaren Angela Merkel.

Politika gjermane e kuptoi që vetëm siguria në punë nuk mjaftonte për të integruar me sukses migrantët në shoqërinë gjermane. Programi i integrimit duhet të jetë shumë më i detajuar dhe më i plotë. Kështu, plani i ri përbëhet nga pesë faza të ndara në 100 pika me premisën themelore – integrimi duhet të fillojë para se të mbërrijë në Gjermani.

Në fazën e parë, e cila fillon në vendet e lindjes, kërkohen ata që janë të gatshëm të arsimohen dhe punojnë, në mënyrë që të tërhiqet një fuqi punëtore e aftë dhe jo mangët.

Faza e dytë do të përfshin masat fillestare të integrimit të tilla si mësimi i gjuhës, këshilla për fillimin e jetës së përditshme, njohjen e kualifikimeve të fituara më parë.

Faza e tretë do t’i kushtohet përfshirjes dhe pjesëmarrjes në shoqërinë gjermane, përfshirë integrimin në tregun e punës, por edhe angazhimin civil, ku është e qartë se emigrantët e rinj në Gjermani pritet të marrin pjesë në jetën e përgjithshme shoqërore, dhe jo vetëm në jetë të bashkësisë së bashkatdhetarëve të tyre nga vendi nga vijnë.

Faza e katërt merret me bazat për rritjen në shoqëri, që do të thotë aftësimin e imigrantëve për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë dhe të përfitojnë nga shëndetësia, kultura, media dhe sportet, duke inkurajuar kështu diversitetin në këto sfera.

Në fazën e pestë, qëllimi është të forcojë përkatësinë dhe solidaritetin me fqinjët e tyre të rinj dhe shoqërinë e tyre, pjesë e të cilave bëhen imigrantët. Kjo nënkupton një rritje të shkallës së natyralizimit, edukimit qytetar dhe pjesëmarrjes në të, mundësi të barabarta në tregun e punës dhe kur bëhet fjalë për sipërmarrjen dhe sektorin publik.

Paraardhëse

Hipën mbi makinë i rrethua nga qindra qytetar, Basha emocionohet dhe bën premtimin befasues

Pasardhëse

Policia fal Bashën për një tubim “antishtet” në Kavajë: Kujdes herë tjetër

Pasardhëse

Policia fal Bashën për një tubim “antishtet” në Kavajë: Kujdes herë tjetër

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.