Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:30 në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit në afërsi të plazhit. Lapsi.al mësoi se i plagosuri me iniciale H.K. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të njëjtave burime i plagosuri është i moshës 42 vjeç. Ai u qëllua me pistoletë në ambientet e një lokali ku ishte ulur pranë “Rrotës së kuqe”. Dyshohet se shkak për konfliktin të jetë bërë një borxh i pashlyer i autorit kundrejt të plagosurit. Forca policie shkuan në vendin e ngjarjes. Burime nga blutë e Durrësit thanë se e kanë identifikuar autorin dhe se po punojnë për kapjen e tij.
Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë
Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...






Diskutime rreth kësaj post