Doktori i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar për emisionin ‘Open’ se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes.
‘Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë’ – tha Pipero.
A duhen lehtësuar masat? – e pyeti Eni Vasili.
“Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim” – tha Pipero.
Diskutime rreth kësaj post