Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i është përgjigjur flakë për flakë presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa ditësh ka nisur një ofensivë kundër mazhorancës qeverisëse, ndërsa ka paralajmëruar se do të shpërndajë edhe Parlamentin në rast se shumica nuk reflekton. Por teksa ishte duke folur për gazetën “SOT, zoti Koçi ka thumbuar kreun e shtetit, ndërsa është shprehur se Meta ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike. Sipas tij, për popullin shqiptar Meta është “persona non grata”.
“Presidenti Ilir Meta është në gjendje të renduar psikologjike. Gjendje e rrezikshme, jo vetëm për veten e tij, por edhe për funksionet që ushtron. Do të mbetet në histori si Presidenti që ka folur përçart. Nëse do mbaj një referendum populli shqiptar do ta shpallte Metën “persona non grata”. Meta përfaqëson unitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por jo të popullit”, – deklaroi ai.
Ndërkohë, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cilësoi thirrjet e presidentit Ilir Meta për shpërndarjen e Parlamentit si anti-kushtetuese. “Ilir Meta, si kryetar de facto i Lëvizjes Socialiste për Integrim po synon rrëzimin e rendit kushtetues. Shprehja presidenciale “do e shpërndajë populli” është projekt për luftë civile”, nënvizoi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Diskutime rreth kësaj post