Inter ka shënuar barazimin e 5-të radhazi në Serie A pasi ka arritur një tjetër rezultat zhgënjyes 1-1 ndaj Crotones.
Skuadra e Spalletti-t ka probleme serioze dhe duket qartë dhe nuk po kuptohet se si mund të zgjidhet.
Inter e nis mirë ndeshjen dhe ka një mundësi me Vecino-n por goditja e tij del vetëm pak centimetra sipër traversës. Por në minutën e 23’ Eder zhbllokon rezultatin. Italiani i Inter ishte me shumë fat pasi topi i tij i goditur me kokë devijohet nga një prej mbrojtësit dhe bëhet i pakapshëm për portierin.
Një gol që qetëson vendasit, duke parë që edhe Crotone nuk bën asnjë përpjekje për të barazuar rezultatin. Por pas pushimit gjërat ndryshojnë. Skuadra e Zenga-s futet në fushë me më tepër dëshirë dhe barazon rezultatin në mënyrë të befasishme në minutën e 60’ me anë të Barberis.
Një rezultat me të cilin Inter nuk mund të pajtohet kurrsesi, dhe hidhet në sulm për të rivendosur rregullin në San Siro. Mundësitë ishin aty, por skuadra Zikaltër nuk arriti t’i shfrytëzojë dhe duhet të kënaqet sërish me një pikë.
Diskutime rreth kësaj post