• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Përse protestojnë studentët?

6 December, 2018
në Opinion
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Blendi Fevziu

48 orët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash studentore, që nuk ishin parë prej vitesh. Jo aq për numrin e madh të pjesëmarrësve, por për faktin që studentët janë jashtë angazhimit partiak, jashtë ndikimit politik dhe më të vendosur se sa shumë vetë besojnë.

Ndryshe nga protestat e tjera në vend që kanë interesa shpesh të dyshimta dhe që e ndajnë opinionin publik, protesta e studentëve dhe protestat e studentëve në përgjithësi duhet të trajtohen me vëmendje shumë më të madhe dhe duhet të merren seriozisht. Për mua, protesta ka dy anë thelbësore.

E para, ndër shumë pika, protesta kërkon të zgjidhë në thelb çështjen e tarifave në arsim. Eshtë vështirë të orientohesh në shifrat konkrete, por disa detaje tregojnë që ata kanë plotësisht të drejtë. Tarifat në arsim janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Kjo mund të ishte normale, por do të shoqërohej me një tjetër pyetje: Kjo rritje e çmimeve e ka përmirësuar cilësinë e arsimit në vend? Apo e përmirëson atë në të ardhmen? Askush nuk mund të të përgjigjet bindshëm PO për këtë pyëtje.

Nga një studim që vetë studentët kanë bërë, me sistemet e disafishta të pagesave sot dhe me kostot e jetesës në vend, diplomimi 5 vjeçar i kushton një të riu, afro 25 milion lekë të vjetra. Ka që thonë 25 mijë Euro. Edhe pse shifrat janë kontradiktore, një shifër si kjo, madje edhe më modeste tregon se arsimimi është kthyer në një kosto e lartë dhe kjo privon shumë të rinj të familjeve modeste prej tij. Thënë ndryshe, nëse vijon kështu, Arsimimi mbetet atribut vetëm i familjeve në gjendje të mirë ekonomike, duke u bërë i vështirë ose i pamundur për thuajse gjysmën e popullsisë. Pagesat janë shpesh fare të pallogjikshme. Vetëm regjistrimi në Bankë për të derdhur lekët në llogarinë e Universitetit i kushton një studenti afro 20 Euro në vit! Një kosto që në çdo vend të botës është 4 deri 5 herë më e ulët. Dhe që mund të shmangej fare ose ta paguante vetë Universiteti. Po sipas studentëve, kostot arsimore janë disa herë më të larta se sa në rajon. Nëse kjo është e vërtetë, është një gabim fatal për shoqërinë tonë. Them fatal se zhvillimi i çdo shoqërie nuk mund të bëhet përmes asnjë rrugë tjetër veçse shkollimit. Nëse shkollimit i vendos një taksë të tillë, ke sponsorizuar dhe favorizuar injorancën dhe varfërinë! Ndaj Qeveria duhet ta shokë këtë sa më shpejt dhe me maksimumin e predispozitës për të ndihmuar studentët dhe shkollimin në vend.

Ana e dytë, është edhe më serioze. Duke biseduar me studentët sot, e kupton që edhe pse e pashkruajtur në kërkesat zyrtare, protesta është edhe për të ardhmen e tyre. Ata ndihen sot pa shpresë dhe pa besim në të ardhmen e tyre. Për fatin tonë të keq, shoqëria e ka thelluar këtë ndjesi që shqetëson shpesh studentët kudo në botë. Të rinj të shkolluar; me njëanglishte perfekte; me njohje të risive më të rëndësishme teknologjike dhe të zhvillimeve në botë, mbeten peng i injorancës së administratës; i presionit politik banal dhe shpesh edhe profesorëve të paformuar. Midis botës së tyre dhe botës ku ata presin të hynë ka një hendek që po bëhet i pakalueshëm.

Në një vend ku një kriminel dhe një trafikant hyn në Parlament apo bëhet Kryetar Bashkie me shpejt se sa një njeri i shkolluar; në një vend ku një pozicion publik e zë më kollaj ai qëështë “i fortë” se sa i formuar; në një vend ku karriera në parti të katapulton në poste që si meriton; në një vend ku Drejtorët janë në shumicnë e rasteve ndjeshëm më injorantë se sa vartësit e tyre; në një vend ku zhvillimi ecën kaq ngadalë dhe ku perspektiva e vetme e punësimit mbeten Call Center, është gjithnjë shkak për një revoltë më të thellë dhe më të gjatë se sa thjeshtë tarifat. Ndaj duke takuar ata sot, kisha lehtësisht ndjesinë që ata po protestojnë për të ardhmen e tyre po aq sa për disa tarifa më pak sot.

Dhe e fundit, përdorimi politik i protestës. Tentativa për ta monopolizuar atë apo për të futur në një thes me protestat e tjera në vend, vetëm sa e dëmton atë protestë. Ajo nuk është protestë e prindërve, por e fëmijëve të tyre dhe e tillë duhet të mbetet. Me shpresën që ata kanë dhe me besimin në të ardhme!

Paraardhëse

Për t’u marrë shembull, studentët pastrojnë rrugën pas protestës

Pasardhëse

Protesta e studentëve, Lindita Nikolla: Ja pse u vendos pika 4

Pasardhëse

Protesta e studentëve, Lindita Nikolla: Ja pse u vendos pika 4

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.