Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka dalë me një reagim të fortë pas debateve që po bëhen për fletën e votimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se Rama kërkon fletë votimi për dy sisteme zgjedhor, jo nga padituria, por nga pasiguria.
Postimi i plotë:
“Trishtim ku është katandisur ku i rilindur pas cdo udheheqesi me këtë propozim. Në Kosovë 100 përqind të deputetëve dhe renditjen e tyre sipas mbështetjes popullore e bën votuesi. Në Shqipëri e bën kryetari i Partisë.
Ky kërkon fletë votimi për dy sisteme zgjedhore që ndryshojnë në thelb.
Vjen kjo nga Padija? Jo!
Vjen nga Pasiguria? Po!
Vjen kjo nga frika nga ndëshikimi për lidhje me krimin? PO!
Dallimi thelbësor midis dy sistemeve është:
1. Sa më i madh numri i votuesve për një deputet aq më pak ndikon çdo gabim spontan në përzgjedhjen e tyre. Ky është modeli i Kosovës me numra jo me emra.
2. Sa më pak votues për një deputet – “Mos kërkoni vota jashtë zonës që ju kamë caktuar” – kërkesa publike dje për deputetët në qarqe – aq më i madh risku që votat e pavlefshme të deformojnë vullnetin e votuesve. Ky është risku i kopimit të fletës së votimit të Kosovës.
Sistemin elektoral e mbajtën të mbyllur sepse jo thjesht 30% e listës por 61% e deputetëve do të jenë të përzgjedhurit mbi bazën e besnikërisë ndaj kryetarit dhe jo nga votuesit.
Kjo në teorinë politike klasifikohet “Defiçit Demokratik”. Sa më pak fuqi vote votuesit për të përzgjedhur deputetët – aq më i lartë defiçiti demokratik – aq më e keqe-qeverisja e vendit.
Përllogaritjet janë të thjeshta – 30% e listës në Tiranë me 36 deputetë e vendos udhëheqësi, kjo do të thotë se 11 nga 18 deputetë të Tiranës përbëjnë 61.11 % të deputetëve të Rilindjes ( 11/18×100) = 61,11%, pra në parlamentin e ri do të jenë të përzgjedhurit mbi besnikërinë personale dhe të frikës së “tradhtisë”.
“…….. me bishtin përpjetë”, dëshmohet kriza e integritetit dhe risku i lartë i keq perdorimit te “besnikëve te partise” për përfitim abuziv deri edhe kriminal.
Ditë të mbarë!
Arbeni” – shkruan Arben Malaj.
Diskutime rreth kësaj post