Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot në orën 16:00 se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit. Ishte PD që ka ankimuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, e cila kërkon fletën e votimit me emra, ndërsa PS e kërkon me numra.
Sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve. Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka. Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend.
Diskutime rreth kësaj post