• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përmbytjet, situata në secilin qark për ditën e premte

8 January, 2016
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmbytjet, situata në secilin qark për ditën e premte

Situata e zonave të prekura nga moti i keq i dy ditëve të fundit është duke u stabilizuar nga ora në orë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas këtij njoftimit, të gjithë ujërat sipërfaqësore që erdhën si rezultat i daljes së prurjeve të lumenjve jashtë shtratit të tyre janë tërhequr dhe në pjesën më të madhe të tokave bujqësore dhe oborret e banesave kanë mbetur vetëm aluvione dhe inerte. Strukturat përgjegjëse po bëjnë gjithçka është e mundur për të lehtësuar rrugët dhe largimin e ujërave, si dhe sigurimin e strukturave   mbrojtëse, argjinaturave, etj.

QARKU FIER

Ditën e sotme në të gjithë qarkun e Fierit situata po shkon drejt përmirësimit. Në zonën e njësisë administrative Çermë, ujrat  janë tërhequr, përveç grykëderdhjes të lumit Shkumbin, ku argjinatura fundore vazhdon të jetë e pambyllur. Në këtë zonë ka rreth 120 banesa të përmbytura nga Njësia Administrative Çermë dhe Tërbuf. Gjithashtu përgjatë rrugës nacionale Çermë – Divjakë shumë nga banesat u rrethuan nga uji.

Në rrethin e Lushnjës uji ka filluar të tërhiqet në shtratin e lumit dhe tokat bujqësore kanë prezencë vetëm të aluvioneve sidomos në njësinë administrative Çermë. Po punohet për hapjen e tombinave të rrugës kombëtare pranë fshatit Çermë Të gjitha familjet që ishin në rrezik janë të evakuara.

Mjetet e bashkive Lushnjë dhe Divjakë, si dhe disa nga ato të ushtrisë, janë në terren dhe po punojnë të mbyllin argjinaturën e dëmtuar.

QARKU DURRËS

Gjatë orëve në vazhdim, pas ndërprerjes së reshjeve, situata në qarkun e Durrësit është përmirësuar dhe niveli i ujërave në lumenjtë Erzen dhe Ishëm ka shkuar në shtratin e tyre.

Në Bashkinë e Shijakut dhe të Sukthit ka vazhduar puna nga fadromat e ushtrisë  për pastrimin e rrugëve të qytetit nga aluvionet dhe inertet që solli përmbytja. Janë shpërndarë gjithashtu ndihma për rreth 250 familjet e evakuuara. Aktualisht hidrovoret funksionojnë normalisht.

QARKU TIRANË

Në qarkun e Tiranës janë ndërprerë reshjet dhe situata është përmirësuar dhe po shkon drejt normalitetit. Gjatë orëve në vazhdim prurjet në lumin e Lanës janë ulur dhe ujërat sipërfaqësore janë larguar nga disa rrugë dhe lagje të Bashkisë të Tiranës.

N/PREFEKTURA KAVAJË

Në njësinë administrative Gosë, situata po shkon drejt përmirësimit. Problem  mbeten tokat bujqësore përgjatë lumit Shkumbin, ku si pasojë janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në fshatin Kalush. Hidrovorët funksionojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë.

QARKU ELBASAN

Në të gjithë qarkun nuk ka banesa me prezencë uji. Gjithashtu ujërat janë drejt   tërheqjes së plotë edhe nga tokat bujqësore.

Aksi rrugor Cërrik – Gramsh është i pakalueshëm sepse në pjesën e poshtme është rritur nivelii liqenit të H/C të Banjës, por funksionon rruga e sipërme Llixhat – Gramsh dhe me riparimin e urës së dëmtuar në stacionin e pompimit Çekin, aksi Elbasan – Gramsh nuk ka ndërprerje të qarkullimit të mjeteve.

data-full-width-responsive="true">

Në aksin Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë, janë larguar inertet dhe qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht në të dy senset. Në hyrje të qytetit të Peqinit nga aksi Rrogozhinë – Peqin është dëmtuar ura e varur që lidh Peqinin me fshatin Budlis, Njësia Administrative Pajovë, Bashkia Peqin.

Prurjet e lumit Shkumbin kanë rënë dhe ujrat janë tërhequr në shtratin e tyre. Në gjithë zonat anës lumit Shkumbin, nga Elbasani deri në Rrogozhinë, nuk ka prezencë uji.

QARKU LEZHE

Situata është e përmirësuar. Akset rrugore janë të kalueshme plotësisht. Në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Zejmen – Pllanë ka prani të ujrave sipërfaqësore. Gjithashtu edhe në disa fshatra si Spiten, Zejmen, Markatomaj dhe Pllane.

Ujërat nga qyteti i Lezhës janë tërhequr. Situata në këtë Bashki po shkon drejt normalizimit. Hidrovoret në Tale dhe Ishull Shëngjin punojnë me kapacitet të plotë.

Në rrethin e Mirditës mbetet problem ura e Cekajve që lidh Rrëshenin me zonën e Kaçinarit, e cila është e pakalueshme sepse ende ka rreth 1 metër uji mbi nivelin e saj.

QARKU BERAT

Aktualisht reshjet janë ndërprerë dhe niveli i lumenjve është në rënie. Në Bashkinë Berat është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, segmenti Rabjak –Karkanjoz dhe po punohet me mjete për hapjen e këtij segmenti rrugor. Në bashkinë Skrapar segmenti nga rruga nacionale deri në fshatin Therepel, Njësia Administrative Vendreshë, është i kalueshëm pas ndërhyrjes. Në Bashkinë Kuçovë është dëmtuar ura në fshatin Lumas dhe është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.

QARKU DIBËR

Gjatë orëve të fundit në këtë qark nuk ka patur reshje. Në Fushë Bulqizë ujërat në toka bujqësore po largohen si rezultat edhe i punës së bërë nga fadromat që pastrojnë kanalet e kullimit. Situata problematike në fshatit Gjoricë e Poshtme është normalizuar. Aksi rrugor nacional Lurë – Kurbnesh – Rëshen është dëmtuar në vendin e quajtur “Përroi  i Gjeologjisë”, ku po punohet me fadroma dhe situata është drejt përmirësimit.

Në Bashkinë Klos, Njësia Administrative Xibër, janë dëmtuara dy ura në fshatin Xibër Hane dhe një urë në Xibër Murrizë. Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme dhe po monitorohen nga shtabi i Emergjencave të Prefekturës, Bashkive dhe Policia rrugore.

QARKU KORÇË 

Reshjet e shiut kanë dëmtuar një pjesë të rrugës në Njësinë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit. Për momentin qarkullimi në këtë aks është i bllokuar.

QARKU SHKODËR

Në aksin rrugor Fierz – Fushë Arrëz në fshatin Mishka janë larguar inertet nga segmenti rrugor dhe është rivendosur qarkullimi i mjeteve. Edhe aksi rrugor Pukë-Iballë është i kalueshëm me dy sense për shkak të largimit të inerteve. Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth ende vazhdon i pakalueshëm, kurse në aksin Qafë Mali – Fierzë po punohet për normalizimin e situatës.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Kërcënoi babain me kallashnikov, pranga në Mallakastër

Pasardhëse

Hapet Konsullata e Armenisë në Tiranë

Pasardhëse

Hapet Konsullata e Armenisë në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

E la me dorën ngritur, vajza injoron keq Veliajn (VIDEO)

Nga lajme9
28 February, 2021
0

Gjatë një takimi me të rinjtë, zhvilluar ditën e sotme, një vajzë nuk ka pranuar që ti japë dorën kryebashkiakut...

Joe Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

28 February, 2021

Pretedente për të kandiduar për deputete, e reja-Ramës: Jeni arrogant

28 February, 2021

Tea turpëron ‘live’ Beartin në Instagram përpara ndjekësve: E kam zënë unë se ky kishte turp

28 February, 2021

Deklarata e fortë e Ina Kollçakut: 100 qytetarë kanë në pronësi gjysmën e Tiranës

28 February, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.