Situata në autostradën Tiranë-Durrës paraqitet tejet e rënduar, ku uji ka mbërritur në 0.75 metra në karexhatë dhe qarkullimi është bllokuar prej disa orësh.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në ndihmë të Policisë kanë shkuara edhe Forcat e Armatosura, ndërsa trafiku është devijuar për në rrugën dytësore.
Pranë kthesës së Rinasit, janë dërguar 3 motorpompa të komandës, për të bërë thithjen e ujit nga autostrada dhe zhbllokimin e saj. Policia bëri thirrje për të evituar qarkullimin në këtë segment në këto kohë.
Diskutime rreth kësaj post