• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Përmbytje në Itali e Zvicër, viktima dhe evakuime, Greqia digjet nga zjarret

30 June, 2024
në Botë, Lajme
0
106
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Valët ekstreme të të nxehtit e nga ana tjetër, reshjet e rrëmbyeshme të shiut po krijojnë peizazhe kaosi në të gjithë Evropën.

Në veriperëndim të Italisë, shiu që vazhdoi për dhjetë orë rresht shkaktoi përmbytje të mëdha, duke bërë që lumenjtë të arrijnë nivelin maksimal. Rrëshqitje dheu u raportuan në Lago della Torre, ku ekipi zjarrfikës shpëtoi heroikisht një bari të bllokuar. Shtatë familje që ishin në rrezik në dy ndërtesa pranë përroit të Vasolës u detyruan të evakuoheshin pasi rruga u kthye në një përrua të furishëm.

Përtej kufirit, në jugperëndim të Zvicrës, dy persona humbën jetën dhe një i tretë është zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje dheu. Stuhitë goditën vendin alpin këtë fundjavë, me qindra njerëz të evakuuar pasi lumi Rhone dhe degët e tij dolën nga shtrati.

Ndërsa Greqia po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit, me termometrin që këtë të diel arriti 42 gradë Celsius. Një zjarrfikës vullnetar 55-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi 45 zjarre shpërthyen brenda disa orësh në javën që lamë pas, ndërsa zjarrfikësit vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa qytete.

Paraardhëse

Yusuf Bhai, eksperti që krijon çdo parfum

Pasardhëse

“Vetëm lot”, ҫfarë po kurdis Bes Kallaku, Dijonis Biba dhe Renis Gjoka?

Pasardhëse

“Vetëm lot”, ҫfarë po kurdis Bes Kallaku, Dijonis Biba dhe Renis Gjoka?

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.