Edhe pse e kanë parë, dy personat që gjendeshin pranë Arjan Ferracakut kur ai u qëllua me breshëri automatiku nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë.
Megjithëse u është ofruar siguri maksimale,shokët e këtij të fundit, ndihen të trembur dhe jo të sigurtë për të treguar çdo detaj, që do orientonte policinë për të zbardhur ngjarjen.
Nisur nga ko situatë, policia ka ngritur dyshime mbi rolin e personave që arritën t’i mbijetojnë pritës me armë, duke menduar se biznesmeni 30-vjeçar mund të jetë nxjerrë në pritë nga njëri prej miqve të tij.
Dyshimet e hetuesve janë se njëri nga shoqëruesit me kalë të Arjan Ferracakut ishte në dijeni për ndonjë gjobë që mund t’i jetë vendosur Arjan Ferracakut, ose kishte informacione për konfliktin e 30-vjeçarit me persona të tjerë.
Deri më tani asnjë prej 5 personave që ishin të pranishëm kur Verracaku u qëllua me rreth 15 plumba, nuk ka pranuar se mund të kenë parë në fytyrë autorët, pasi sipas tyre janë trembur dhe kanë ikur me vrap, duke mos parë asgjë rreth autorëve.
Arjan Ferracaku u vra me breshëri automatiku dy ditë më parë në zonën e Livadheve në Shkodër. Autori, një i vetëm, qëlloi fillimisht me breshëri nga distanca në drejtim të tij dhe më pas u afrua duke i siguruar që të ndërrojë jetë.
Ai zbrazi edhe disa plumba të tjerë në drejtim të Arjan Ferracakut dhe më pas u largua me vrap. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post