• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend

13 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes së banesave për çdo zonë kadastrale të Tiranës, 60 bashkive të tjera dhe 23 njësive administrative në shkallë vendi.

Çmimet mesatare të shitjes së banesave në tregun e lirë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, të cilat hyjnë në fuqi pas botimit të urdhrit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Enti Kombëtar i Banesave (EKB), sqaroi për Monitor se çmimet të shitjes së banesave të përllogaritura për herë të parë për çdo zonë kadastrale në Republikën e Shqipërisë, do të shërbejnë si referencë për të vlerësuar nëse vendoset të blihen banesa apo të ndërtohen banesa sociale në njësitë vendore, si dhe për përcaktimin e kufirit të dhënies se kredive të zbutura nga shteti.

“Çmimet shërbejnë për të vlerësuar, nëse në territorin e ndonjë njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtosh apo të blesh në treg ndërtesa të gatshme.

Çmimet përdoren si nivel reference në rastet, që vendoset të blihen banesa në tregun e lirë.

Përdoren për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit, për masën e subvencioneve të interesave të kredisë dhe ndihmon në procedurën e dhënies së kësaj kredie për familje që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuar nga shteti”.

Në Tiranë çmimi mesatar i shitjes-blerjes në tregun e lirë, është 124,316 lekë për metër katror. Bashkia e Tiranës, është e ndarë në disa zona kadastrale për të cilat janë përcaktuar çmimet mesatare.

Në bashkinë Durrës, çmimi mesatar i shitjes përllogaritet 71,157 lekë për metër katror.

Në bashkinë Vlorë, çmimi është përllogaritur 68,680 lekë për metër katror.

Në Sarandë 88,050 lekë për metër katror. Në bashkinë Fier, çmimi mesatar i shitjes është 55,375 lekë për metër katror.

Në njësitë administrative, si Farkë është përllogaritur çmimi mesatar 157,000 lekë për metër katror, në Dajt 82,280 lekë për metër katror, në Ishëm 93,000 lekë, në Dhërmi 186,400 lekë etj.

Përllogaritja e çmimeve mesatare të shitjes, është mbështetur në metodologjinë e miratuar në udhëzimin nr.1 datë 17.03.2023.

Në metodologji përcaktohet se mesatarja e çmimeve të tregut për çdo zonë kadastrale, llogaritet si mesatare aritmetike e të gjitha çmimeve për metër katror.

Në llogaritjen e çmimit mesatar, përjashtohen nga llogaritja çmimet e grupit të dhjetë (decil) më të lartë, kur mesatarja e çmimeve të këtij grupi është më e lartë 1.3 herë, sesa mesatarja e nëntë grupeve të tjera. /Monitor

Paraardhëse

Balluku i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Shehajt: I vetmi vlonjat frikacak që njoh!

Pasardhëse

A do të futet Lulzim Basha në listat për kandidat për deputet? Berisha: Është njëlloj si të futet Taulant Balla

Pasardhëse

A do të futet Lulzim Basha në listat për kandidat për deputet? Berisha: Është njëlloj si të futet Taulant Balla

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Donald Trump shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të sulmuar centralet bërthamore të Iranit

Nga lajme2
18 June, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore...

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

18 June, 2025

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

17 June, 2025

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

17 June, 2025

A i mungon BBV? Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin: Nisim ndonjë

17 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.