Pas parashikimit nga IGJEUM se nesër dhe për 5-së ditët në vazhdim priten reshje intensive, Bashkia Pukë ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për banorët.
Kërkohet që banorët të shmangin daljet e panevojshme në segmentin Hadroj-Gjegjan-Mirditë dhe kryesisht në hyrje daljet e tunelit të Gjegjanit pasi reshjet rrezikojnë rrëshqitje nga skrapatat.
Njoftimi i plotë:
“NJOFTIM!!
Të nderuar qytetarë të bashkisë Pukë
Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte gjatë orëve të mbrëmjes, nesër dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në territorin e bashkisë Pukë.
Të nderuar qytetar!
Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme:
JENI TË LUTUR QË TË PASTRONI KANALET APO VIJAT E KULLIMIT TË UJRAVE PRANË SHTËPISË TUAJ , NËSE KENI NJË BANESË PRIVATE. ËSHTË ME RENDESI DREJTIMI RRJEDHËS SË UJRAVE ME QËLLIM SHMANGIEN E PRURJEVE INERTE.
SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN E PADOMOSDOSHËM ME MAKINË APO NË KËMBË GJATË TË SHTUNËS KRYESISHT NË RRUGËT RURALE QË KARAKTERIZOHEN NGA SKRAPATA NGJITUR ME TRUPIN E RRUGËS, PASI RREZIKU NGA RRESHQITJET ËSHTË EVIDENT
JU LUTEM SHUMË KUJDES PËR JU QË QARKULLONI PËRGJATË SEGMENTIT KRYQËZIM HADROJ-GJEGJAN-MIRDITË DHE KRYESISHT NË HYRJE DALJET E TUNELIT TË GJEGJANIT. RESHJET RREZIKOJNË RRESHQITJE NGA SKRAPATAT.
JENI TË LUTUR TË KËSHILLONI DHE KONTROLLONI FËMIJËT DHE TË MOSHUARIT MOS TË LEVIZIN PA PRANINË E PËRSONAVE TË TJERË.
NË RAST TË SHKARKIMEVE ATMOSFERIKE, NDERPRITNI FURNIZIMIN ME ENERGJI TË PAISJEVE ELEKTRIKE ME QËLLIM SHMANGIEN E DEMTIMIT TË TYRE POR DHE SHMANGIEN E KRIJIMIT TË SHKËNDIVE ELEKTRIKE.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale, Shërbimi i Shpetimit dhe Mbrojtjes nga Zjarri janë porositur për gadishmër me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme ne rast nevoje.
Inkurajoim kompanitë e mirmbajtjes të rrugëve nacionale dhe OSHE të tregohen të gatshëm në rast të shfaqjes të problematikave, siç janë rreshqitjet në rrugë dhe ndërprerja e energjisë elektrike.
Bashkia Pukë shpreson që ditët me reshje të kalojnë pa probleme për të gjithë banorët tanë.
Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post