Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Ambasada Amerikane.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se ky është një vendim i vështirë për Lulzim Bashën dhe meriton respekt.
Postimi i plotë:
“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.
Diskutime rreth kësaj post