Gazeta italiane “La Verita”, e cila njihet për raportimet e detajuara për Maqedoninë e Veriut ka publikuar së fundmi një material filmik, ku sipas saj tregohet skema e zhvatjes së miliona eurove. Kjo media, duke skanuar rrugën që po ndjek Maqedonia për t’u bërë pjesë e strukturave të BE-së, tregon as më shumë dhe as më pak, por të vërtetën që sipas saj politikanët në vendin fqinj janë përdorur dhe përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.
Në videon e publikuar dhe që është regjistruar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga orët e vona të së hënës deri të martën do të lirohet nga paraburgimi, ndërsa përmendet edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.
Diskutime rreth kësaj post