Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.
Kjo çështje për analistin Baton Haxhiun nuk mund të bëhet pjesë e diskutimit publik për aq kohë sa nuk ka fakte konkrete. Sipas tij, kjo pjesë i takon prokurorisë, që të dokumentojë dhe të faktojë të gjitha pretendimet e ngritura.
“Personat që përmenden nuk i takojnë debatit publik dhe 20% asnjëherë nuk është pjesë e diskursit publik, kur nuk ke asnjë fakt para. Është punë e prokurorit dhe nuk është puna as e e imja dhe as e Bushatit. Puna e jonë është të merremi me fenomenin e korrupsionit, por duhet të merremi me fakte konkrete”, tha Bushati për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post