Partia Demokratike ka reaguar për përgjimet e “Ndraghetas” dhe thotë se qeveria po tenton të imponojnë heshtjen e opozitës.
Reagimi i selisë së Partisë Demokratike:
“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”,- shkruan PD.
Diskutime rreth kësaj post