Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një komunikim për mediat pas takimit me Kryeministrin Edi Rama. Hajdari ka thënë se opozita në Kuvend do të kushtëzojë vendimmarrjen në Kuvend. Deputetja më tej shtoi se ata do luftojnë deri në fund për lista të hapura dhe do i imponohen maxhornacë, pasi ajo nuk i ka vota.
“Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë, do ja bëjmë të qartë Ramës se ne do i qëndrojmë tek kërkesat tona. Ne mendojmë se listat e hapura janë të domosdoshme për Shqipërinë. Ne kërkojmë që të kemi zgjedhje me stadnarde me cilësi, duhet me patjetër ta realizojmë. Nëse Rama ka zgjedhur të shkojqë me opozitën jashtëparlamentare ai po tradhton popullin”, u shpreh Hajdari.
Më tej deputetja ka thënë se mund të ketë dhe rrjedhje votash nga opozita, pasi ndonjë prej kolegëve të saj mund të ndryshojë mendim.
“Ka presione nga të gjitha anët, ka dhe deputetë që mund të ndryshojnë mendimin dhe të votojnë për marrëveshjen e Ramës me opozitë jashtëparlamentare. Por unë si deputete nuk tërhiqem”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post