Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mbledhja përfundoi në orën 15:00 e nga ky takim, u propozuan nga deputetët tetë emra për kandidatë për President.
Në një prononcim për mediat Alibeaj tha se për emrat e propozuar do të konsultohen edhe me aleatët dhe të gjithë deputetët e PD-së.
“Do të jap një përgjigje për solemnitetin e këtij procesi. Në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Çdo gjë që është diskutuar ka qenë vendimmarrje e grupit. U mblodhëm në vijim të asaj të djeshëm. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë. Po them gjënë tjetër se më e rëndësishme është se kam dëshirën për t’jua thënë juve. Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë për presidentin e shqiptarëve. Ishte unison e 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona t’ua bëjmë me dije kolegëve tonë në një mbledhje tjetër ditën e nesërme pasdite. Kjo është e para”, tha Alibeaj,
Mësohet se kandidatët e propozuar për president të vendit janë:
1. Leonard Demi
2. Dritan Demiraj
3. Arben Çejku
4. Dashamir Shehi
5. Jorida Tabaku
6. Rexhep Uka
7. Halim Kosova
8. Princ Leka
9. Visar Zhiti
10. Lajla Pernaska
Diskutime rreth kësaj post