Prokurorja e Shkodrës, Arta Marku është kandidatura zyrtare për Kryeprokurore të Përkohshme të Republikës.
Burime për Report Tv thanë se grupi parlamentar i PS i mbledhur në selinë rozë në orën 09:00 ka vendosur të mbështesë kandidaturën e Markut, ndërsa janë mbledhur firmat e 28 deputetëve, duke çuar kështu në Kuvend për votim emrin që do pasojë Adriatik Llallën.
Arta Marku pritet të votohet sot në orën 10:00 në Kuvendi, në një seancë e cila jashtë do të shoqërohet nga protesta e opozitës që ka nisur që në orën 09:00. Edhe brenda Kuvendit pritet të ketë qëndrime kundërshtuese nga deputetët e PD dhe LSI, të cilët mësohet se do tentojnë të bllokojnë foltoren.
Në garën për Kryeprokuror janë edhe Ferdinand Elezi e Ermira Tafani. Kjo është seanca e fundit parlamentare për këtë vit sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit. Nëse kjo seancë nuk zhvillohet, pritet që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e organit të akuzës.
Diskutime rreth kësaj post