• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Përdoruesit e drogave në Kosovë, pjesëtarë të ISIS-it

2 November, 2016
në Kosovë
0
isis
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Pjesëtarë nga Kosova që shkuan të luftojnë për organizatën terroriste Shteit Islamik, janë edhe përdorues të drogave në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Safet Blakaj, drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”.

Narkomania në Kosovë, po bëhet dukuri gjithnjë e më shqetësuese. Sipas drejtuesve të qendrave që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, më së tepërmi shqetëson fakti se është shtuar numri i të miturve që po përdorin substanca narkotike. Por, përdorues të drogave nga Kosova janë edhe pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Këtë e ka për Radio Kosovën Safet Blakaj drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”, e cila merret me parandalimin e abuzimit të drogave.

“Janë disa prej klientëve tanë të cilët kanë qenë ose janë në luftërat në Siri, pra janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Disa nga ta kanë tentuar të shkojnë, disa të tjerë kanë mbërri atje dhe ne i kemi në regjistrin tonë. Natyrisht, është një numër i vogël por sido që të jetë janë pjesëmarrës në këto luftëra”, tha ai.

data-full-width-responsive="true">

Përdoruesit e drogave në Kosovë janë të moshave të ndryshme. Njëri prej tyre, në kushte anonimiteti, rrëfehet për Radio Kosovën se si filloi me përdorim të marihuanës dhe përfundoi në heroinë.

“Kur i kamë pasë 15 vjet kam filluar me pi marihuanë. Në moshën 18 vjeçare, një shok i imi, përdorues i heroinës më nxiti që të përdor heroinën dhe për tri jet e kam përdorur vazhdimisht drogën heroinë”, tha ai.

Safet Blakaj thotë se përdorues të drogave janë të njohur për mobilitet që nënkupton lëvizje brenda dhe jashtë vendit. Në bazë të evidencave që ka Qendra Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” janë një numër i përdoruesve të drogave që kanë emigruar së fundi në shtetet e perëndimit, por që as atje nuk kanë zënë vend.

 “Kur ishte vala e migrimit para dy vjetësh, kur qytetarët iknin nga Kosova për në shtetet e perëndimit, prej regjistrit tonë, kanë qenë 54 përdorues të drogave, disa me familje e disa pa familje që kanë emigruar jashtë vendit”, deklaroi Blakaj.

Kohëve të fundit Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Sipas statistikave të Policisë, deri në fund të nëntorit janë konfiskuar rreth 700 kg marihuanë dhe janë arrestuar rreth 700 persona.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Lirohet Thaçi, frika mbetet

Pasardhëse

Urdhri i Mjekëve: Gabimet e mjekëve të mos penalizohen

Pasardhëse

Urdhri i Mjekëve: Gabimet e mjekëve të mos penalizohen

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Basha dhe Kryemadhi janë të bindur në fitore pas sondazheve të publikuara, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e forta

Nga lajme4
22 January, 2021
0

Në zgjedhjet e 25 prillit opozita e bashkuar dhe Partia Socialiste sipas sondazheve do të jenë në një garë të...

Gazment Bardhi zbulon ku do kandidojë Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 Prillit

22 January, 2021

Saimir Tahiri në fushatë për zgjedhjet e 25 Prillit? Deputetja Gjylameti befason me deklaratën

22 January, 2021

Sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit, Frrok Çupi flet hapur, ka një mesazh surprizë për krerët e politikës

22 January, 2021

Zbulohet sondazhi, ja kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

22 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.