Hetimet për Saimir Tahirin kanë shërbyer për opozitën që të ketë një ‘kauzë’ politike afatgjatë. Madje as dorëheqja e tij si deputet nuk I ka kënaqur partitë e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Por edhe pse për opozitën Saimir Tahiri është trafikant, për portalet pranë saj ai është personi që seriozisht kërcënon themelet e qeverisë ‘Rama’.
Për këtë arsye, portalet janë përpjekur që në çdo dalje të ish-ministrit të Brendshëm të gjejnë nënkuptime, metafora dhe figura të tjera letrare që në shënjestër, sipas tyre, kanë pasur Edi Ramën.
Teksa deklaroi dorëheqjenj, por edhe në emisionet televizive të mbrëmjes, Saimir Tahiri përsëriti një deklaratë të tij në lidhje me “Ligjin për Lojërat e Fatit”.
“Edhe kur mbyllëm lojërat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojërat e paligjshme të fatit për vite e vite me radhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prapë kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva. Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojërave të fatit” – tha Tahiri, i cili u citua nga portalet pranë Partisë Demokratike të cilët nxituan edhe të ‘gërmojnë’ për të gjetur grupin armiqësor Brenda në PS.
Në listën prej 10 firmëtarësh, media ditën e enjte përmendin emra e deputetëve socialistë. Sipas tyre, ata janë Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu (LSI) dhe Tahir Muhedini (PDIU).
Por mediat në fjalë nuk kanë kërkuar pak më tepër. Në fakt, deputetja Blerina Gjylameti që sot drejton edhe degën e Partisë Socialiste të Tiranës, ka mbajtur një qëndrim krejt të kundërt nga ajo çka citohet të enjten.
Madje qëndrimi i Gjylametit përbëri edhe lajm në Dhjetor të vitit 2016 teksa tërhoqi firmën e saj nga “Ligji i Lojërave të Fatit”. Në atë kohë, deputetja socialiste tha se e kishte hedhur firmën pasi kishte menduar se bëhej fjalë për një nismë të mbështetur nga partia dhe jo vetëm nga disa deputetë.
Sigurisht që përmendja e emrit të Gjylametit si një nga socialistët e akuzuar nga Tahiri nuk është dashakeq nga portalet e PD-së. Ky rast ka të bëjë me nxitimin e portaleve për më shumë klikime dhe mungesë serioziteti e ‘gazetarëve’ në punë. Sepse lajmi serioz nuk sjell klikime, Emrat dhe akuzat në ajër, po!
Debatet në Grupin e PS / Dhjetor 2016
Gramoz Ruçi: Këtë javë nuk do të kemi seancë plenare, pasi dita e enjte është ditë pushimi zyrtarisht. Ne menduam fillimisht që këtë të mërkurë të kishim një seancë, pastaj ramë dakord që javën që vjen të kemi dy seanca, duke i dhënë kështu mundësi deputetëve dhe komisioneve të shqyrtojnë me qetësi dhe saktësi buxhetin që do të votohet në 15 dhjetor.
Blerina Gjylameti: Zoti kryetar, ju lutem unë kam një pyetje. Kur mua mu kërkua firma për projektligjin për kazinotë mu tha që kjo ishte nismë në emër të grupit. A mund të më sqaroni ky është vendim i grupit apo individuale?
Gramoz Ruçi: Vendimi ka qenë individual, nuk ka patur vendim të grupit, por edhe mund të ishe konsultuar.
Blerina Gjylameti: Unë personalisht nuk e mbështes këtë projekt. Grupi duhet të shprehej për këtë, sepse jemi duke marrë kosto mbi shpatulla kot. Unë do t’i kërkoj Kuvendit tërheqjen nga nisma, pasi ky është një projekt që nuk mbështetet nga unë.
Gramoz Ruçi: Nuk është nevoja ta zgjasim këtë diskutim, sepse kjo çështje do të diskutohet, kur t’i vijë koha.
Arben Ahmetaj: Nga ky ligj, shteti mbledh afërsisht 2.5 miliardë lekë, dhe kjo shumë do t’i humbte po të mos bëhej.
Damian Gjiknuri: Situata me shitjen e gazit është tejet problematike. Ndaj duhen marrë masa menjëherë, në mënyrë që të mos të na ndodhin incidente të tjera me pasojë humbjen e jetës së qytetarëve. Duhet aktivizuar ligji për gazin që kemi miratuar pak kohë më pare. Unë jam ministër dhe mbaj përgjegjësi edhe ligjore. Nëse ligjin e aktivizojmë tani, mund të sjellim probleme me furnizimin e familjarëve me gaz, pasi jemi dhe stinën e dimrit. Jemi në një situatë të komplikuar, që duhet ta shqyrtojmë situatën.
Erjon Braçe: Në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë në Lushnjë, që e ka LSI, janë shpërndarë vaksina për dermatozën nodulare vetëm te fermerët e LSI-së. Po vihet re një diskriminim për socialistët. Kjo është një situatë shqetësuese që nuk mund të vazhdojë kur ka kosto drejtpërdrejt tek fermerët. Njerëzit tanë nuk mund t’i lëmë pa mbështetje.
Arben Çuko: Ky është një shqetësim edhe për zonën time. Sapo e marrin vesh që është kryetar dege i PS-së apo anëtar i PS-së nuk marrin vaksina. Mjekët e komisionit të kempit bëjnë gjithashtu favorizime në disa njerëz. Po krijohen problem të paqena për njerëzit.
Erjon Braçe: Është e nevojshme të fusim ca në burg për shpërdorim detyre që të bëhet shembull për të tjerët. Na kanë ardhur në majë të hundës me këtë sjellje arrogante.
Diskutime rreth kësaj post