KQZ ka bërë me dije rezultatin e votave në Vlorë, për vetëm 19% të kutive të numëruara. Mësohet se edhe në Vlorë kryeson Partia Socialiste me 57.45% të votave, PD ka marrë 32.63%. LSI 6.43% të votave, Bindja Demokratike ka marrë 1.20% të votave.
Ndërkohë, siç u lajmërua më herët, në Himarë, ka fituar Partia Socialiste, me 3447 vota në total ose 58.67 %, e ndjekur nga PD me 1854 vota ose 31.56 %. LSI ka marrë 5.80 % të votave ose 341 vota ndërsa në këtë bashki janë shpallur të pavlefshme 124 fletë votimit.
Diskutime rreth kësaj post