Duke e cilësuar përfundim të suksesshëm fazën e parë të epidemisë, ministrja Ogerta Manastirliu ndan video-mesazhin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2.
Postimi i Manastirliut:
“Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë për të panjohurën, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.
Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”
#MëTëFortë #Bashkë” – ka shkruar ministrja Manastirliu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post