I prerë Ruçi duket se është edhe për jetën e tij personale. A e keni vënë re që sferën e tij private nuk e përzien fare sferën publike?!
Ruçi ka dy fëmijë vajzën Ridvana dhe djalin Ledian, por nëse emrat e tyre dihen, për bashkëshorten e tij e vështirë se mund të zbulohet shumë.
Me rigorozitet, Ruçi e ka mbajtur totalisht jashtë vëmendjes së publikut bashkëshorten e tij, Znj.Erfane.
Së fundmi, Ruçi ra në sy për paraqitjen vetëm në pritjen e Presidencës për 105-vjetorit të Pavarësisë, ashtu siç ka bërë gjithnjë.
Ja pra, ”Faxweb” ju njohu me emrin e zonjës së Ruçit, e cila tashmë është duke gëzuar vitet e qeta të pensionit, jashtë presionit që mund të të sjellë jeta publike.
Gramoz Ruçi e ka njohur bashkëshorten e tij gjatë kohës që punonte arsimtar nga 1971 deri në 1978.
Jo të gjithë mund ta dinë, por Ruçi ka studiuar një degë që nuk ka asnjë lidhje me politikën: Bio-Kimi. Derisa një ditë, në vitin 1978 nisi karrierën politike, fillimisht si nëpunës në organet partiake komuniste.
Të dy bashkëshortët kanë 2 vite diferencë, zonja ka lindur në 9 tetor 1953, ndërsa Ruçi më 6 dhjetor 1951.
Diskutime rreth kësaj post