Vendimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit për të pranuar mandatin e deputetes në qarkun e Fierit e la jashtë Kuvendit Keidi Mehmetajn. Kjo e fundit ishte sot e ftuar në emisionin ‘Breaking’ ku zbuloi se lajmin se Kryemadhi ka pranuar mandatin në Fier e kam marrë nga vetë ajo.
Ish-deputetja e LSI tha se ky rezultat e angazhon të reflektojë dhe nuk zbehet angazhimi i saj në LSI, pavarësisht çdo gjëje.
“Lajmin e kam marrë nga vetë Kryemadhi, kam biseduar me të. Kryemadhi ka dashur vetë qysh para dy vitesh të jetë deputete e Fierit. Në LSI kemi filluar të bëjmë analiza mbi metodologjinë në procesin e reflektimit brenda LSI. Ne nuk e kemi parë garën e brendshme të LSI e cila mund të na vërë në presion me njëri-tjetrin. Monika Kryemadhi është deputetja më e votuar në qarkun e Fierit, votuesit e LSI kanë votuar për të patur 2 deputetë në Tiranë dhe një në Fier. Unë nuk e kam pare angazhimin tim të lidhur me postet që unë mbajë. Ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbehet angazhimi në LSI, pavarësisht çdo gjëje. Gjatë fushatës mendoj se duhet të ishim më agresiv, rezultati që unë prisja nuk doli”, – u shpreh Mehmetaj.
Për, këtë ajo pati një debat me gazetaren Sidorela Gjoni, në emisionin e së cilës ishte e ftuar.
Gazetarja: Zonja Kryemadhi zgjodhi të çojë në Kuvend zotin Vaisli dhe jo juve
Mehmetaj: Ka qenë një vendim i marrë që para zgjedhjeve, që zonja Kryemadhi do të ishte deputete e Fierit. Këtë e kemi diskutuar dhe me strukturat. Ky është dhe një reflektim i imi për rezultatet. Pyetja juaj më duket një dëshirë për të bërë diversion brenda vendimmarrjes së LSI.
Gazetarja: Jo nuk me intereson diversioni në LSI. Por, çfarë duhet të mendojnë qytetarët, për ju që jeni më e votuara në Qarkun e Fierit, me Pertrit Vasilin që ka marrë vetëm 361 vota? Ç’do mendojnë qytetarët kur të shikojnë atë në parlament dhe jo juve.
Mehmetaj: Unë nuk e fitova dot mandatin ndaj
Gazetarja: Për cfarë garove Kejdi, në 25 prill, nuk garove për deputete?
Mehmetaj: Unë garova por nuk fitova. Nuk fitova të jem deputete. Po do angazhohem me të rinjtë
Gazetarja: Angazhimin e të rinjve në politikë nuk do ta shohim sepse ju nuk do të jeni në Parlament, se zonja Kryemadhi zgjodhi Petrit Vasilin.
Mehmetaj: Këtu do jem, do më keni këtu.
Gazetarja: Epo në Parlament nuk do të jeni, më e reja do jetë Andia Ulliri e PD.
Mehmetaj: Unë nuk e fitova dot mandatin, isha e dyta. Ne donim tre mandate. Nuk ia arritëm dot. Unë nuk e fitova mandatin, gara nuk ishte e drejtë.
Gazetarja: Ku është Etjen Joka. Pse fshihet Etjen Joka (kandidat i LSI që blinte vota në Tiranë, është në kërkim). Unë i kam nxjerr videon duke blerë vota.
Mehmetaj: Nuk e di ku është Etjen Joka
Gazetarja: Të dali para Gjykatës Etjen Joka
Mehmetaj: Meqë jeni kaq e interesuar për mua dhe për të rinjtë, të më kishit ftuar në emision para zgjedhjeve, jo tani
Gazetarja: Të kemi ftuar Kejdi, t’i ke qenë e ftuar në studio
Mehmetaj: Ka dhe video të tjera të shitblerjes së votave
Gazetarja: Sille Kejdi videon, nuk do vijmë ne të marrim video të juve. Na i sillni videot ku PS blen vota dhe ne do i nxjerrim.
Diskutime rreth kësaj post