Pedagogia Suzana Guxholli vlerëson se qeveria “Rama 3” do të përballet me sfida të mëdha në ekonomi. Guxholli tha se nisur nga situata ku borxhi është shumë i lartë, do të ketë sfida në ekonomi për vitin e ardhshëm.
“Ka pikëpyetje që vështirë ti heqësh. Duke patur parasysh zhvillimet e fundit të ekonomisë, ato zonja kanë sfida të vështira përpara. Marrin në dorë një ekonomi me një borxh shumë të lartë që do të vazhdojë të rritet më tej. Një borxh që i deklaruar është 80, por siç e kemi analizuar fsheh edhe disa borxhe të tjera.
Ekonomia jonë është shumë e brishtë. Duke qenë kështu, me sektorë jo prodhues, të tëra këto janë pikëpyetje të mëdha. Dhe sektorë si energjia që janë kontribuues në ekonomi janë sektorë që varen shumë nga ecuria e motit. Po kështu edhe bujqësia nuk është e zhvilluar intensivisht. Turizmi përsëri, pandemia, problemet e pronësisë, ka strategji, por nuk është e qartë çfarë lloj turizmi duam ne. Prandaj pjesa e ekonomisë ka sfida të mëdha për ministret. Do të shikojmë sesi gratë do të marrin lidershipin dhe sa do kenë individualitet. Nuk mund të jenë të gjitha zgjidhje të kryeministrit,” deklaroi ajo për abc news.
Diskutime rreth kësaj post