• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD: Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë

18 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike shprehet se shpopullimi është kthyer tashmë në një emergjencë kombëtare.

Në një deklaratë për mediat, në emër të PD, zëdhënësja e kësaj parti Floriana Garo ka bërë thirrje që Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë.

“Motoja “Fajin e ka Anglia” papërgjegjshmëri dhe varfëri e mendjeve dhe e politikave të brendshme”, deklaroi ajo.

Deklarata e Garos:

“Piramida e korruptuar e pushtetit në Shqipëri, për të shmangur vëmendjen nga ngjarjet e brendshme, nga skandalet e vjedhjeve dhe babëzia e pafre, kanë nxjerrë nga sirtarët e etërve të tyre praktikat e vjetra, dhe i kanë hapur luftë qeverisë britanike.

Partia Demokratike është e pa-ekuivok në bindjen e saj se racizmi ndaj shqiptarëve, apo çdo populli tjetër, është i papranueshëm.
Nga ana tjetër ne nuk mund të mos e pranojmë botërisht se Shqipëria e Edi Ramës është eksportues kryesor krimi dhe droge në Europë, dhe në rastin konkret, problemi i emigrantëve klandestinë dhe kriminalitetit, për të cilin po debatohet, është shqiptar dhe jo britanik. Për më shumë, ky problem që është i yni, nuk mund të zgjidhet me deklarata, medemek patriotike, të cilat fshehin papërgjegjshmëri, dhe mosgatishmëri për tu ngritur në rolin e shtetarëve dhe zgjidhur problemet.

Kur dëgjon presidentin e Republikës të huazojë gjuhën e gjatë të kryeministrit apo të StrateXhaçkës së tij, dhe të marrë shenjë qeverinë e Madhërisë së Tij, kupton se shteti ka rënë në duar të pasigurta, ashtu si shqiptarët që ikin janë në kthetrat e sekserëve të emigracionit të paligjshëm, nëpër kanalin e La Manshit.

Identifikimi vullnetar i Presidentit me kryeministrin, edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, një fushë ku ky i fundit është tashmë i diskredituar, dhe i ka sjellë kosto vendit, dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe Begaj e Rama i dinë vetëm emrin.

Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare.

Lufta e deklaratave dhe motoja “Fajin e ka Anglia” nuk dëshmon gjë tjetër veçse papërgjegjshmërinë dhe varfërinë e mendjeve dhe politikave të brendshme, ta cilat mbulohen me pseudo ngjarje në marrëdhëniet me jashtë.“-tha ajo.

Paraardhëse

Kiara tregon kush ishte banorja që nuk e priti mirë surprizën e Luizit dhe çfarë pikasi moderatorja gjatë festës (VIDEO)

Pasardhëse

Juristja Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat: Gjyqi i PD dhe i Salianjit drejtohet nga i njëjti person

Pasardhëse

Juristja Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat: Gjyqi i PD dhe i Salianjit drejtohet nga i njëjti person

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.