Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë me një thirrje të rëndësishme për gjithë demokratët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë që do të zhvillohen ditën e nesërme.
Bardhi shkruan se vetëm në këtë mënyrë PD do të tregojë forcën dhe vlerat që karakterizojnë familjen e saj të madhe politike.
Deklarata e Bardhit:
“Nesër, datë 13 Qershor 2021, nga ora 08:00 – 19:00, në ambientet e selive të PD në gjithë Shqipërinë, do të zhvillohen votimet për zgjedhjet e brendshme statutore për Kryetar të Partisë Demokratike.
Për të treguar forcën tonë dhe vlerat që karakterizojnë familjen tonë politike, ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht në këtë proces të rëndësishëm”, shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post