• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD ‘ndez’ motorët e fushatës! 3 mijë emra për kandidatë, nis puna për përzgjedhjen e të propozuarve nga baza dhe të vetëofruarve

5 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputet në Partine Demokrike një ditë pas konstituimit të tij miratoi këtë të mërkurë metodologjinë e punës.

Organi vlerësues për ekipin e ri të PD-së do duhet të kalojë në filtrimin e tij mbi 3 mijë propozime të mbërritura nga baza. E mërkura shënon fazën e parë të punës pasi anëtarët e komisionit nisin nga sot shqyrtimin e raporteve të mbërritura në selinë blu nga grupet e punës ku janë renditur të dhëna të përgjithshme mbi kandidatët, si arsimimi, puna aktuale edhe ajo e mëparshme si edhe të dhëna mbi angazhim politik të deritanishëm.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe nga kandidatët e vetëpropozuar të cilët krahas këtyre të dhënave kanë dorëzuar tek grupi punës edhe firmat mbështetëse.

Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë do duhet të plotësojnë një tjetër formular këtë herë më të detajuar, i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, pasi kërkohen të dhëna nëse kanë dënime të formës së prerë si brenda dhe jashtë vendit apo nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Por, pyetësori parashikon edhe të dhëna te pazakonta pasi kandidateve u kërkohet të listojnë 3 kolege apo shoke dhome ne universitet, te cilat kane dijeni per jetën e tyre private.

A jeni konsultuar ndonjëherë me psikolog për shëndetin tuaj mendor dhe emocional apo jeni trajtuar në spital për probleme të tilla? A keni konsumuar alkool në punë deri në atë masë sa t’iu ketë sjellë probleme si në jetën private ashtu dhe atë profesionale dhe a mendoni se mund ta konsumoni edhe në të ardhmen? Janë dy nga pyetjet e radhës që duhet ti përgjigjen personat, të cilët aspirojnë të bëhen deputet në siglën e PD.

Informacioni mbi pasurinë nëse është vënë në mënyrë të jashtëligjshme apo mbi familjarët e afërt janë të tjera të dhëna të kërkuara në formularin e vetëdeklarimit mbi figurën dhe integritetin e kandidatëve. Deklarimi i rremë apo refuzimi i plotësimit të disa prej pyetjeve parashikon skualifikim të kandidateve nga procesi.

Paraardhëse

Dëshira për të udhëtuar: Kompania ajrore tajvaneze ofron fluturime pa destinacion (VIDEO)

Pasardhëse

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Pasardhëse

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.