• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD: Mega-afera e shekullit, Ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 mln euro për pronarët në kërkim të Inceneratorit të Fierit, pa VKM

17 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka vijuar sërish me 5 pyetje për incenerarorët. Në një dalje për mediat nga inceneratori i Fierit, deputeti i PD-së, Luan Baçi kërkoi llogari ne emër të selisë blu për disa çështje.

Sipas PD-së, ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 milionë euro për pronarët në kërkim të Inceneratorit të Fierit, pa VKM.

Deklarata e PD:

“Një kontratë koncensionare është lidhur mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Integrated “Technology Ëaste Management” që në tetor 2016. Vlera e kontratës është 30 milion euro.
Partia Demokratike, opozita dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile e kanë denoncuar pa ndërprerje atë koncension që u kthye në mega-aferë. Thuajse 6 vjet më vonë ende ka shumë pyetje, por asnjë dilemë. Pronarët e inceneratorëve janë në kërkim, ndërkohë që produktet e veprës penale nuk bllokohen.

Përgjigjet duhen kërkuar te mëkati apo korrupsioni fillestar. Që në firmosjen e kontratës mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Klodian Zotos ka shumë gjëra që “mbajnë erë”. Kompanitë e djegies së mbetjeve, që u krijuan për ta zhdukur erën e keqe nga qytetet, bënë të kundërtën, e shtuan atë. Duke shtuar, bashkë me erën, edhe kostot të cilat llogariten në kufijtë e 500 milion eurove.

Sot, si çdo ditë, kemi këto pyetje të thjeshta për SPAK:

1. Pse nuk ka një VKM për 30 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo ka nje te tille dhe mbahet i fshehur?

2. Pse kjo kontratë 30 milion euroshe nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?

3. Kush kishte tagrin që të injoronte vendimin e Fierit dhe ta ndërtonte krejt tjetërkund nga 10 vendosjet e vlerësuara nga Bashkia e Fierit?

4. Para 3 vitesh KLSh njoftoi se ishin marrë 88% te fondit për inceneratorin e Fierit por nuk ishin investuar as 12%! Ku shkuan ato para?

5. Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohet për ndjekje penale?
Këto janë pyetjet dhe secili i formulon vetë përgjigjet. Por, deveja nuk futet në thes. Thesi nuk bëhet dot llogari në offshore dhe, sado të vonojë koha, një ditë vjedhësit që e varin xhaketën te firma e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij do të japin llogari.”-tha Baçi.

Paraardhëse

Çmimet e papërballueshme dhe rritja e kostos së jetesës, Kërpaçi: Studentët konsiderojnë braktisjen e shkollës, Shqipërisë i nevojitet politikë e përgjegjshme

Pasardhëse

Krizë energjie në vendin tonë? Balluku mesazh urgjent qytetarëve

Pasardhëse

Krizë energjie në vendin tonë? Balluku mesazh urgjent qytetarëve

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.