Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka përjashtuar mundësinë e një aleance me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kaso tha në emisionin “As pro, as kundër” se kjo është një teori konspirative që favorizohet nga pandemia.
Ai tha se përgjegjësi për moshapjen e listave është e kreut të qeverisë Edi Rama ndërsa e quajti grackë formulën e socialistëve. Se si do të jetë opozita në fletën e zgjedhjeve, Kaso nuk e përcaktoi me siguri ndërsa shtoi se do të kenë përgjigjen e duhur ndaj çdo taktike të socialistëve.
Pjesë nga debati në emisionin “As pro, as kundër”
Ivi Kaso: Ka pasur vetëm një ardhje të ramës në tryezën e Këshillit Politik dhe ka thënë se kjo punë ka mbaruar dhe ndryshimet kushtetuese janë bërë. Erdhi vetëm për t’i thënë ndërkombëtarëve që ne dialogojmë.
Robert Aliaj: Baton shumë akrobat Rama. Nuk e di ku e gjen mbështetjen
Baton Haxhiu: Se beteja për votën ka vazhduar, në kuptimin teknik. Rezultati është ai që do duhet të ishte debat i këtij paneli.
Robert Aliaj: A mendon se është i mundur një koalicion PD-PS
Ivi Kaso: Absolutisht jo. Në kohë pandemie tendenca për të besuar teoritë konspirative rritet
Rober Aliaj: Keni pasur disa marrëveshje
Ivi Kaso: Marrëveshjet kanë qenë gjithmonë publike. Votat e shqiptarëve do të jetë përcaktuese dhe nëse do jetë sipas zemërimit që gëlon nuk i lërë vend imagjinatës për një koalcion PD-PS. Hidhet një fabul e bukur në funksion të mazhorancës për të hequr vëmendjen
Diskutime rreth kësaj post