• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD i merr LSI-së rreth 16 mijë vota në çdo qark sipas sondazheve, në Tiranë partia e presidentit pëson humbjen më të madhe

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
178
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Garimi më vete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pritet të kthehet në bumerang për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndërsa na ndajnë fiks 20 ditë nga dita kur qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit, shumica e sondazhe në vend, e nxjerrin Partinë Socialiste forcë të parë, ndërsa Partinë Demokratike subjekt politik në rritje.

Por duket se një dorë të mirë PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, i ka dhënë dalë në koalicion me partitë e vogla dhe lënia jashtë tij të LSI-së. Gazeta gjatë këtyre ditëve ka publikuar detaje nga sondazhe sidomos në katër qarqet kryesore të vendit si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri në nivel mandatesh, ndërkohë që sot po sjell për lexuesit përllogaritjet në numër votash, sa u takon ndarjeve të tyre brenda opozitës së bashkuar. Më konkretisht, sipas sondazhit të publikuar javën që lamë pas nga “MRB” për “Euronews Albania”, PD rezulton se ka 27.8% të votave, ndërsa LSI 3.7%.

Kjo do të thotë se ky rezultat i përkthyer në numër votash shkon diku tek 5 mijë në gjithë Qarkun e Fierit për partinë e Kryemadhit, ndërkohë që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2017, ku ajo kishte marrë rreth 21 mijë vota në këtë qark, i bie që Lëvizja Socialiste për Integrim tkurret me 16 mijë vota, të cilat i shkojnë Partisë Demokratike, pasi kjo parti rezulton subjekt politik me rritje në këtë qark. Pra, nëse i analizojmë këto të dhëna, dalim në konkluzion se Basha i ka dhënë goditje të fortë Kryemadhit me largimin nga koalicioni, pasi kjo forcë politike rezulton partia me rënie të madhe elektorale.

Në Tiranë LSI humbet 25 mijë vota

Por Qarku i Fierit nuk është i vetmi që PD “kafshon” elektoratin e LSI. Edhe në Qarkun e Tiranës skema e ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha për të hyrë në koalicion pa partinë e Kryemadhit, duket se ka rezultuar efektive për demokratët. Kështu, sipas sondazhit të publikuar javën që lamë pas nga “MRB” për “Euronews Albania”, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë në Qarkun e Tiranës, Partia Demokratike merr 31.7% të votave, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rënie, pasi, ajo do të merrte vetëm 6.4% të votave.

Gazeta ka bërë përllogaritjet dhe e ka përkthyer atë në numër votash, ku rezulton se në Tiranë partia e Kryemadhit do të merrte rreth 30 mijë vota nga 55 mijë që ka marrë në zgjedhjet e fundit të vitit 2017. Kjo do të thotë se diferenca është me 25 mijë vota minus për LSI-në, të cilat duke iu referuar rritjes elektorale që ka pësuar PD në Qarkun e Tiranës, kanë shkuar për Partinë Demokratike. Pra edhe në këtë rast skema e ndjekur nga Basha për të mos futur në koalicion Lëvizjen Socialiste për Integrim ka dhënë efekt dhe madje mund të quhet efektive. Nga ana tjetër, duke se i njëjti fat e ndjek LSI-në edhe në dy qarqet e tjera kryesore sipas sondazhit të “MRB” për “Euronews Albania”.

Durrësi dhe Elbasani

Më konkretisht, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, Partia Demokratike do të merrte në Qarkun e Elbasanit 36.4% të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 5.3% të votave. E përkthyer në numër votash për LSI shkojnë 8 mijë vota nga 23 mijë që ka marrë në total në këtë qark në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, ku diferenca është plot 15 mijë vota minus për partinë e Kryemadhit, të cilat shkojnë për partinë e Bashës, pasi po të shihet me kujdes rritjen që ka Partia Socialiste në mandate e ka për shkak të shtimit të 2 mandateve në Tiranë për shkak të popullsisë dhe për shkak se votat e PDIU kanë shkuar për socialistët.

Ndërkohë edhe në Qarkun e Durrësit nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, 36.9% e votave do të shkonin për Partinë Demokratike dhe 5.4% e votave për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edhe në këtë rast e përkthyer në numë votash, LSI merr 4 mijë nga 16 mijë që ka pasur në zgjedhjet e 2017, ku diferenca rezulton në minus 8 mijë vota për partinë e Kryemadhit.

Paraardhëse

Shtohen krisjet brenda opozitës, Kryemadhi paralajmëron divorc me Bashën: LSI nuk ka nevojë as për PD dhe as për Rilindjen

Pasardhëse

Ja si Ilir Meta rrezikon të përfundojë në dyert e SPAK pas 25 prillit, mesazhet e Ramës me burgosje, dorëheqja, roli i amerikanëve dhe alarmi i presidentit

Pasardhëse

Ja si Ilir Meta rrezikon të përfundojë në dyert e SPAK pas 25 prillit, mesazhet e Ramës me burgosje, dorëheqja, roli i amerikanëve dhe alarmi i presidentit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.