Nga stadiumi “Air Albania”, ku u zhvillua Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD, deputeti Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të largojë mjetet e policisë nga selia e Partisë Demokratike.
Këlliçi thotë se PD nuk ka nevojë të mbrohet nga policë dhe se këto janë provokime të ulëta që nuk i shërbejnë askujt.
“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha ai.
Pavarësisht numrit të madh të forcave të rendit përreth, situata në selinë e PD-së duket mjaft e qetë.
Diskutime rreth kësaj post