Deputeti Agron Shehaj nisi të verifikojë këtë të martë firmat e delegatëve për mbajtjen e kuvendit të PD më 11 dhjetor për njësinë 5 dhe 7 në Tiranë.
Menjëherë pas lajmit, degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike në Tiranë reaguan duke e quajtur këtë veprim një show mediatik.
Por Shehaj tha se ka bërë detyrën e tij për të parë nëse janë apo jo firmat
“Nuk kam asnjë koment. Unë bëj detyrën time për të parë nëse janë apo jo firmat. Kush mendon se unë nuk bëj punën time atëherë është mendimi I tyre. Unë I ftoj të gjithë kushdo që do të verifikojë të vërtetën të shohë. Do shkoj në Kuvendin e datës 11 dhjetor sepse gjykova se aty ishin të gjitha firmat e nevojshme për të thirrur organin më të lartë të PD”, tha Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post